
Në Prekazin e heroizmit, në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të familjes Jashari ka nisur manifestimi tradicional i ndezjes së flakadanëve, raporton Gazeta10.
“Nata e Zjarreve” është nata ku çdo vit në Prekaz ndezën flakadanët për të u kujtuar sakrifica, flijimi i familjes Jashari për çlirimin e vendit
Në natën e fundit që shënon edhe përmbylljen e Epopesë së UÇK-së, po marrin pjesë shumë qytetarë, figura politike si dhe anëtarët e familjes Jashari./Gazeta10



