Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mesjava e rezervuar për xhiron e 24-të, spikat derbi Ballkani-Drita

Gazeta10
07 March 2023 - 19:40

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja 24-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën do të zhvillohen tri ndeshje, derisa e enjta është e rezervuar për dy ndeshjet më interesante të javës.

Padyshim kryendeshja e javës do të zhvillohet të enjten në Suharekë ku do të përballen Ballkani e Drita.

Të dy këto skuadra jën në luftë për titullin kampion, me Ballkanin që gjendet në pozitën e parë dhe ka dy pikë më shumë se gjilanasit.

“Intelektualët” vijnë në Suharekë pas nëj fitore të arritur javën e kaluar në shtëpi ndaj Llapit, e enë nanë tjetër kampioni në fuqi nuk arriti të marr më shumë se një barazim me Prishtinën.

Në 5 duelet e fundit ndërmjet këtyre skuadrave bilanci është i barabartë me nga dy fitore për secilën skuadër dhe një barazim.

Dueli tjetër i ditës së enjte do të luhet në Gjilan, aty ku “Skifterat” presin Prishtinën e Ismet Munishit.

Në 5 duelet e fundit këto dy skuadra kanë arritur të regjistrojnë katër barazime.

 Një ditë para këtyre ndeshjeve, do të luhen takimet ku përballen pjesa e poshtme e tabelës.

Drenica në Skenderaj do ti bëj konak skuadrës së Trepçës’89. Të dy këto skuadra po luftojnë për ti ikur pozitave të poshtme të tabelës, andaj kjo pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar.

Llapi që javën e kaluar u mposht te Drita, do të jetë mysafir I skuadrës së Ferizajit.

Ndeshja tjetër që luhet ditën e martë është edhe ajo ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit.

Dukagjini kërkon të këndellet pas një forme jot ë mirë të kaluar në ndeshjet e fundit për dallim nga Malisheva e cila që nga ardhja e Bylbyl Sokolit ka arritur të tregojë një fytyrë tjetër.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.