Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali nuk heq dorë nga Caicedo

Gazeta10
07 March 2023 - 19:59

Moises Caicedo në verë pritet të kalojë te skaudra e Arsenalit.

Raportohet se Arsenali po i prin garës për transferimin e mesfushorit të Ekuadorit dhe në verë ai pritet të zbarkojë në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” edhe në afatin kalimtar të janarit kishin tentuar transferimin e Caicedos, por Brightoni nuk e lejoi largimin e tij.

Për largimin e Caicedos, Brightoni kërkon rreth 60 milionë euro.

21-vjeçari këtë edicion në Ligën Premier ka arritur të realizojë një gol dhe të asistojë në një tjetër në 22 ndeshje të luajtura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.