Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çollaku: Asociacion do të ketë, veç emri dhe modaliteti kanë mbetur për diskutim

Gazeta10
07 March 2023 - 21:17

Komentatori politik, Adrian Çollaku  ka komentuar reagimin e sotëm të kancelarit gjerman lidhur me takimin e kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq që do të mbahet në Ohër.

Çollaku ka thënë se kancelari gjerman shumë saktë tregoi se interesi strategjik tani i BE-së është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, sepse ka ndikuar lufta në Ukrainë dhe vendet perëndimore kanë vënë re se kush nuk është në BE, ndikimi rus është shumë i madh.

“Deklarata e kancelarit gjerman thotë se interesi strategjik i BE-së është integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE, sepse lufta në Ukrainë e ka jep një mësim se nëse nuk arrin me i fut në BE dhe NATO gjithmonë ndikimi i Rusisë është i madh. Dhe nëse BE-ja na bën sikur tash as liberalizim dmth gjithë se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë lënë anash, i bie që në Ballkan nuk do të ketë rahati.”, ka thënë Çollaku në “Politiko”.

Komentatori politik ka thënë se edhe nëse formohet Asociacioni e nuk shkojnë vendet e Ballkanit në BE, harroni që do të ketë paqe në Ballkan.

“Pra edhe nëse ne e japim këtë Asociacion dhe ata e marrin autonominë, ideja është se nëse nuk shkojnë shtetet e Ballkanit në BE harroni që do të ketë paqe në Ballkan sepse mentaliteti i Ballkanit është që shtete mund të funksionojnë vetëm në baza etnike. Zgjidhja e vetme është nëse BE-ja na shtyn përpara drejt anëtarësimit në BE.”, ka thënë ai.

Tutje Çollaku ka thënë se askush nuk ka mëdyshje se a do të bëhet Asociacioni, por cili do të jetë emërtimi dhe modaliteti.

“Ndoshta jo në këtë takim, por në takimet e ardhshme të merren vesh për planin e zbatimit ose modalitetin e Asociacionit. Pra askush më nuk ka dilema se a do të bëhet Asociacioni, por cili do të jetë emërtimi dhe modaliteti. Sepse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë për shkak se është quajtur njëetnik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.