Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Opozita si qura në mjegull”- Gashi: S’po din a me kanë kundër a pro planit evropian

Gazeta10
07 March 2023 - 21:45

Gjatë diskutimit për qëndrimet që kanë mbajtur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës për planin evropian, komentatori politik, Blerim Gashi në “Politiko” ka folur rreth reagimit të SHBA-ve kundrejt tyre.

Gashi, ka përdorur një fjalë popullore duke e quajtur opozitën si ‘’qura në mjegull’’, sepse sipas tij nuk po dinë se a të jenë kundër apo pro, dukë bërë llogaritje se si ta nxjerrin Kurtin keq, raporton Gazeta10.

“Opozita kosovare kanë nis me u bë si qura në mjegull, s’po din a me kanë kundër a pro, po kalkulon për votat e ardhme, asnjë fjalë s’po i del prej gojës pa e kalkulu çka ndodh kur vin zgjedhjet, qysh me i ra na Albinit pak apet me rrëzu e me nxjerr fajtor. E kem pa dikush mund të pajtohet dikush jo me qëndrimin politik që ka pas VV-ja kundër dialogut e marrëveshjes atëherë, por që t’i mu qu tash e me thanë VV-ja po e bën, i njëjti argument mundet të përdoret edhe për partitë opozitare tash.”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka thënë se qëndrimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj pro planit është një tendencë që t’i afrohet Qeverisë por edhe qëndrim për interes të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.