
Sipas gazetarit Ridvan Berishës zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit do të bëhet në frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Berisha në Politiko tha se se për këtë problematike do të jetë neni 7 dhe 10 i planit franko-gjerman që sipas tij, do të jetë thelbi i shqetësimit të palës kosovare se si do të veprojë karshi këtyre dy neneve, shkruan Gazeta10.
Gazetari Berisha ka kritikuar liderët e partive opozitare që nuk e kanë të qartë opozitbërjen, dhe “falë” kësaj sipas tij, kryeministri Kurti është duke e bërë vetë opozitën.
“Planin franko-gjerman e bajshim me shnet sepse është rezultat i betejës tonë për pushtet. Brenda kampit të PDK-së e LDK-së ka debate. Nuk e kanë të qartë plotësisht kauzën e opozitbërjes. Opozitën është duke e bërë vetë Albin Kurti. Sa herë do të projektojë agjenda kundër tij me skenarë të saktë, të gjithë bien në kurthin e tij. Në Kuvend shohim diskutime të shumëta. Praktikisht opozita e sotme në Kuvend, është e ndarë në shumë çështje se kush po duartrokitet më shumë”, ka deklaruar gazetari Berisha në Politiko në Kanal10.