Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lushtaku pro planit evropian: Albini vjen e shkon si mashtrues, aleancat mbesin përgjithmonë

Gazeta10
07 March 2023 - 22:09

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka akuzuar kryeministrin Kurti i cili sipas tij ka mashtruar duke mohuar sakrificat e mëdha të popullit kosovar si dhe aleancat me ndërkombëtarët.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se plani evropian, i përkrahur nga SHBA, është plan i aleancës me miqtë tanë, raporton Gazeta10.

Lushtaku shton se kjo marrëveshje duhet të kalojë pasi që Kosova ka nevoj për NATO-n. “Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.