
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa ka folur rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje të mundur në Ohër mes Kosovës e Serbisë me 18 mars, raporton Gazeta10.
Çipa, ka thënë se temë e diskutimit këtë takim do të jetë aneksi i zbatimit të implementimit të marrëveshjes.
“Duhet parë një element një implementim tjetër i dokumentit, aneksi që raportohet se është pjesë e diskutimeve dhe do të jetë edhe subjekt i diskutimit që do të bëj Lajçak në vizitën e tij në Prishtinë dhe palën serbe.”, ka thënë Çipa.
Tutje, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë se BE-ja por edhe SHBA-ja ka mundësinë që ta shtyjë përpara dialogun drejt marrëveshjes finale pas paralajmërimit për sanksione ndaj palës refuzuese.
“Mendoj se ajo çfarë kuptohet nga ky angazhim i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë është fakti që ka mundësi të iu imponohen palëve në një çështje të madhe si dialogu dhe të e shtynë atë përpara. Fakti që iu jep mundësi dy palëve të bënin komentet e tyre dhe të negocionin por në fund të paraqitej në tavolinë diskutimi si një propozim mere ose lërë dhe mundësia që përgjigja negative e cila do të shoqërohej me pasoja për palën refuzuese, tregon se BE-ja dhe palët ndërkombëtare, me mbështetje të plotë nga SHBA e ka mundësitë që ta dërgojë dialogun para dhe drejt marrëveshjes finale. “, ka thënë ai./Gazeta10