
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super ndeshje në kuadër të raundit të 16-të, ku Bayern Munich është nikoqir i Paris Saint-Germain, derisa Tottenham do ta pres AC Milanin, raporton Gazeta10.
Përballja më e rëndësishme padyshim është ndërmjet Bayern Munichut dhe PSG-së, dy gjigantët evropianë që shihen si favoritët për ta fituar tërë kompeticionin.
Bayern Munich mori një fitore të madhe me rezultat minimal 0:1 në “Parkun e Princave” e tani synon që ta sigurojë biletën për në fazën çerekfinaliste.
Ndërkohë, në anën tjetër as PSG-ja nuk është dorëzuar dhe do ta provojë një përmbysje pavarësisht që kanë mungesa, si ajo e Neymarit, i cili humbi tërë sezonin.
Derbi mes Bayern Munichut dhe PSG-së zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.
Në anën tjetër, ndeshje tjetër interesante është ndërmjet Tottenhamit dhe AC Milanit, me të dy skuadrat që kanë gjasa reale për të prekur çerekfinalen.
“Rossonerët” kanë avantazhin pasi fituan 1:0 në “San Siro”, mirë Spurs nuk janë dorëzuar edhe pse vazhdojnë të jenë pa trajnerin Antonio Conte.
Të dy klubet kanë mungesa të mëdha, me klubin londinez që do të jetë pa Bentacur, Bissouma, Dier, Lloris dhe Sessegnon, kurse te Milani nuk do të jenë të pranishëm Calabria, Florenzi dhe Ibrahimovic me Bentacur që është në dyshime.
Edhe kjo ndeshje do të nis me fillim nga ora 21:00./Gazeta10