Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ferizaj fiton me rikthim spektakolar ndaj Llapit, tre pikë të arta edhe për Trepçën ’89 dhe Dukagjinin

Gazeta10
08 March 2023 - 15:11

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante dhe befasi.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, Dukagjini e ka mposhtur Malishevën si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.

Për Dukagjinin golashënues ishin Khomutov (minuta e 44’) dhe Marclei Santos (minuta e 65’), kurse golin e nderit për Malishevën e shënoi Faruk Bihoraci në minutën e 50’.

Po ashtu, me rezultat të njëjtë 2:1 përfunduan edhe dy ndeshjet e tjera në Superligë, ku Ferizaj e mposhti Llapin, kurse Trepça ’89 shënoi fitore si mysafirë ndaj Drenicës.

Ferizaj e mposhti Llapin me ndihmën e dy golave të shënuar nga Edon Sadriu (minuta e 45+1’ dhe 58’), kurse golin e vetëm te Llapi e shënoi Gerhard Progni në minutën e 11’ të ndeshjes.

Rezultatet finale të tri ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drenica 1:2 Trepça ’89

Ferizaj 2:1 KF Llapi

Malisheva 1:2 Dukagjini

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.