Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Porto vihet pas Ardon Jasharit

Gazeta10
08 March 2023 - 17:13

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Ardon Jashari ka shumë gjasa që gjatë verës do të largohet nga Luzerni.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat zvicerane, gjasat më të mëdha për ta transferuar mesfushorin e talentuar i ka skuadra portugeze, Porto.

Krahas Portos, interesim për futbollistin me prejardhje shqiptare ka shprehur më herët edhe Leipzigu.

Jashari 20-vjeçar është kapiten i klubit zviceran. Ai u paraqit për Zvicrën edhe në Botërorin e zhvilluar në fund të vitit të kaluar në Katar.

Mesfushori debutoi me kombëtaren “Helvetike” në shtator të vitit të kaluar, ndërsa në Botërorin e Katarit u paraqit në ndeshjen kundër Portugalisë.

Jashari me Luzernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 2,5 milionë euro.

Ai është produkt i akademisë së Luzernit, ndërsa në sezonin aktual në Superligën zvicerane ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me katër asistime në 22 paraqitje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.