
Dhoma e ndejës së shtëpisë Qerkezi është vendosur në Muzeun Etnologjik të Kosovës dhe do të presë mysafirë nga 8 marsi deri më 22 mars.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan Gazeta10.
“Tavolina e shtëpisë së Ferdonije Qerkezit është e zbrazët tash e 24 vite. 8 marsin e këtij viti do ta presim në tavolinë bashkë me zonjën Ferdonije. Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur në Muzeun Etnologjik të Kosovës dhe do të pret mysafirë nga 8 marsi deri më 22 mars”, thuhet në njoftim.
Ferdonijes gjatë luftës në vitin 1999 i janë rrëmbyer me dhunë burri dhe katër djemtë. Eshtrat e dy djemve janë gjetur në vitin 2005 ndërsa eshtrat e burrit dhe dy djemve të tjerë s’janë gjetur ende.
Autor i kësaj ekspozite është Artan Korenica./Gazeta10