Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Tri superndeshje luhen sot në Superligën e Kosovës

Gazeta10
21 August 2022 - 11:30

Sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera shumë interesante në Superligën e Kosovës me të cilat edhe do të kompletohet xhiro e dytë e këtij edicioni.

Prishtina do të ballafaqohet me Ferizaj në udhëtim ku do të kërkojë tre pikë të reja, raporton KosovaPress.

Një sfidë tjetër shumë interesante do të jetë ajo ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës e cila do të zhvillohet në Gjilan nga ora 17:00. Në po të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshje Ferizaj Prishtina.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku kampioni aktual Ballkani do të ndeshet me Drenicën me fillim nga ora 20:00./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.