
Pasi u largu nga shtëpia e Big Brother Vip Albania për të ndenjur afër motrës së saj, Valbona lajmron që motra e saj ka ndërruar jetë.
Dhimbje e madhe për këngëtaren Valbona Mema, mësohet se këngëtarja ka humbur motrën e saj, e cila vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ka qenë vetë Mema që ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur, raporton Gazeta10.
“Pusho e qetë motra ime”, shkruan këngëtarja, ndërsa ka postuar dhe një foto ku i mban dorën motrës.
Kujtojmë se Valbona Mema ka garën e saj në Big Brother Vip, duke u larguar nga shtëpia në mënyrë urgjente, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës./Gazeta10
