
Me reagime të shumta është përcjell sot vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së pas miratimit në lexim të parë të vendimit për liberlazimin e vizave për kosovarët.
Ky vendim sipas njohësit të politikave të jashtme, Jeton Kelmendi ishte mëse i pritur se do të ndodhte pasi sipas tij është i lidhur edhe me rrjedhën e procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
“Një kafshë, një mace ose një qen i një maqedonasi, serbi ose malazezi ka qenë i trajtuar më drejt…”, tha Kelmendi, shkruan Gazeta10.
“E mira kryesore është se e trajtoi pak më të barabartë në mesin e qytetarëve evropian. Sepse deri më tani s’kemi qenë të barabartë. Një kafshë, një mace ose një qen i një maqedonasi, serbi ose malazezi ka qenë i trajtuar më drejt sesa një qytetar i Kosovës, qoftë i nivelit akademik ose politik. Sepse është dashur të pritet me javë, e me javë për tu pajisur me viza. Aspekti tjetër, është lehtësira për studentët, pastaj secili mund t’i vizitojnë pa probleme familjarët e tyre. Kosova edhe ashtu është zbrazur, sipas informacioneve të pakonfirmuara në Kosovë nuk jetojnë më shumë se 1.4 milionë qytetarëve. Kosova rrezikohet që numri i banorëve të bie nën 1 milion dhe kjo nuk i duhet Kosovës”, tha Kelmendi në Info10.
Kelmendi shtoi se me liberalizim të vizave do të ketë largime masive nga Kosova të të rinjve, që sipas tij do të jetë shqetësuese që vendi do të mbet edhe pa profesionist shëndetësor. /Gazeta10