Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti ia atribuon Qeverisë së tij liberalizimin e vizave, thotë se Këshilli i BE-së e vlerësoi punën e tyre

Gazeta10
09 March 2023 - 20:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Facebook për votimin pozitiv për liberalizimin e vizave nga Këshilli i Ministrave të BE-së, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi.

“Pritjes së gjatë po i vie fundi. Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës”, ka shkruar ai.

Tutje, Kurti ka thënë ky vendim është vlerësim i qeverisjes së tyre  “që po sjellë vendime të mira për qytetarët e Kosovës”.

“Ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot Këshilli i Evropës ka votuar pro liberalizimit të vizave të Kosovës, ku tani kanë mbetur edhe disa procedura përfshirë edhe votimin në Parlamentin Evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.