
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm në Gramsh të Shqipërisë.
Hardinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e dënojnë ashpër rastin, teksa shpresojnë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet e drejtësisë, transmeton Gazeta10.
“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë. Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar ai.
Tre persona, një rus dhe një ukrainas, mbrëmë kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10