Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kina zgjedh kryeministër aleatin e Presidentit Xi Jinping

Gazeta10
11 March 2023 - 10:42

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, shtrëngon duart me kryeministrin e sapozgjedhur, Li Qiang, gjatë seancës së katërt plenare të Kongresit Kombëtar Popullor në Pekin. 11 mars 2023.

Li Qiang është zgjedhur zyrtarisht nga parlamenti si kryeministër i ri i Kins. Tani, ai është zyrtari i dytë më i lartë në sistemin politik të vendit.

Ish-udhëheqësi i Partisë Komuniste të qytetit më të madh të vendit, Shangait, do të udhëheqë Qeverinë, duke zëvendësuar Li Keqiang, i cili doli në pension. Ai mori pothuajse të gjitha votat e më shumë se 2.900 delegatëve të Kongresit Kombëtar Popullor (NPC), shkruan REL, përcjell Gazeta10.

Li Qiang është aleat i ngushtë i presidentit kinez, Xi Jinping. Të dy kanë punuar së bashku – Li ishte shefi i kabinetit të Xi në fillim të viteve 2000 – kur Xi ishte shef i partisë në provincën Zhejiang. Li u emërua më pas sekretar partie i Shangait në vitin 2017.

Gjithashtu, të premten Xi Jinping iu dha mandati i tretë pesëvjeçar si president i Kinës.

Vota për të në Kongresin ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet.

Xi, 69 vjeçar, e kishte emëruar veten për një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin një herë në dekadë.

Një kufi i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi nga Kushtetuta kineze më herët, duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.