
Që nga nisja e sezonit pranveror, Ferizaj po tregon rezultate të mira, duke shënuar 4 fitore, dy barazime e vetëm një humbje.
Padyshim, gisht në këto rezultate të mira kanë edhe dyshja e mesfushës, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami, të cilët po tregojnë performanca të mira me skuadrën ferizajase.
“Bardhekaltërit” afruan ish-dyshen e Dritës në afatin kalimtar të janarit, të cilët të klubi gjilanas nuk po gjenin minutat e duhura.
Albin Krasniqi, 21-vjeçar, këtë gjysmësezon ka 7 paraqitje me Ferizajn, ndërsa Drilon Islami, 22-vjeçar është paraqitur me fanelën ferizajase në 6 raste në pranverë.
Përveç kësaj, Krasniqi gjithashtu u ‘shpërblye’ edhe me çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e 22-të pas paraqijtes së mirë ndaj ish-klubit të tij, Dritës, ndeshje në të cilën asistoi në dy raste.
Albin Krasniqi ka kontratë me Ferizajn deri në vitin 2025, ndërsa Islami deri në qershor të vitit 2024.
Me ndihmën e kësaj dyshe të palodhshme në fushën e lojës dhe jo vetëm, Ferizaj ka arritur të largohet nga pozita e fundit në tabelë, madje duke kaluar në pozitln e shtatë në tabelë me 27 pikë të tubuara.
Me formën që po kalon, Ferizaj padyshim që është një nga konkurrentët kryesor për qëndrimin në Albi Mall Superligën e Kosovës./Gazeta10/