Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali në bisedime me përfaqësuesit e yllit të Bayer Leverkusenit

Gazeta10
11 March 2023 - 21:10

Arsenali raportohet se po ruan interesimin për Moussa Diabyn.

Sipas gazetarit Christian Falk, përfaqësuesit e sulmuesit të Bayern Leverkusenit vazhdojnë të jenë në kontakt me klubin londinez, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje të mundshmë në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetarit gjerman, “Topçinjtë” ende nuk ka vendosur përfundimisht për objektivin e tyre në sulm, pasi po eksplorojnë edhe mundësinë për transferimin e Julian Brandt nga Borussia Dortmundi.

Diaby ka shënuar 11 gola deri më tani dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 32 paraqitjet e tij me Leverkusenin në të gjitha garat këtë sezon.

23-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.