Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këshilltarja e Kurtit i kërkon Lajçakut t’i takojë shqiptarët e Luginës

Gazeta10
12 March 2023 - 9:06

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur keqardhje që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk e ka vizituar ende Luginën e Preshevës, duke kërkuar nga emisari i BE-së në dialog, që të takojë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi.

Sinani ka shtuar se kjo qasje mund edhe të përçojë mesazhe të gabuara.

“Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, sikurse tash në veriun e Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Tutje, ajo ka listuar problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës e që lidhen me raportet Kosovë-Serbi.

“Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk ju njihen diplomat për rreth 15 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej problemeve që ndërlidhet me raportet Kosovë-Serbi. Shumë çështje që trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Luginën e Preshevës si rajon, e me shqiptarët e Serbisë në përgjithësi. Prandaj,  z.Lajçak, Ju ftoj që të na takoni edhe neve, të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Për t’na dëgjuar. Së paku”, ka shkruar Sinani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.