
Arsenali luajti si mysafir i ekipit tjetër nga Londra, Fulham, me ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të “Topçinjëve”, të cilët ndeshjet thuajse e përfunduan qysh në pjesën e parë.
Llogarinë e golave në këtë ndeshje e hapi mbrojtësi brazilian, Gabriel, i cili shënoi me kokë në minutën e 21-të të ndeshjes. Gol me kokë shënoi edhe bashkëkombasi i tij, Martinelli, i cili pas 5 minutave dyfishoi epërsinë e Arsenalit.
Për epilogun final të takimit u përkujdes Martin Odegaard, me norvegjezin që shënoi golin e tij të 10 në Premier League këtë sezon.
Formë të mirë në këtë takim tregoi edhe Leandro Trossard, i cili dhuroi tri asiste.
Pas kësaj fitore, Arsenali mbetet i pari në tabelë me 66 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Mancehster City, i cili ka 61 pikë.