
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë sot se i mbështet plotësisht përpjekjet e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.
Amabasadori Rohde në një postim në Twitter ka ftuar palët t’i pëmbushin obligimet dhe në bisedimet e ardhshme të mos humbasin kohë, transmeton Gazeta10.
“Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.