Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

A do të ndodh e papritura në mes çiftit, pas reagimit që pati Luizi për Jorin (VIDEO)

Gazeta10
31 March 2023 - 12:56

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte më argëtuese siç ka ndodhur këto ditët e fundit, shkruan Gazeta10.

Pas një spektakli të së martës që u anulua duke i njoftuar banorët për vrasjen që ndodhi ditë më parë në Top Channel, ku roja i sigurisë mbeti i vdekur, mbrëmë ata patën mundësin të iu rikthehen sfidave.

Ata kanë zhvilluar konkursin “Miss & Mister Big Brother” kur banorët kanë sfiluar para anëtarëve të jurisë që u zgjodhën Luizi, Olta dhe Kristi.

Pas sfilatave të banorëve, titulli “Miss Big Brother “ iu dhurua modeles Jori Delli teksa ai për “Mister Big Brother” aktorit Elvis Pupa.

Por, ajo që mori gjithashtu vëmendje ishin reagimet që Luizi bëri gjatë gjithë kohës që Jori po bënte sfilatën e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë gri.

Luizi nuk i ka ndalur flirtet dhe fjalët e bukura në drejtim të saj duke e komplimentuar për paraqitjen dhe fizikun as pas përfundimit të konkursit.

  E për këto reagimë të Luizi ndaj modeles, pritet që edhe e dashura e tij Kiara Tito të bëjë një reagime.

 Si dhe ajo qka mbetet të shihet është se pas kësaj situate çfarë do të ndodhë me çiftin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.