
Në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, ish kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka folur edhe për situatën në veri dhe kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili tash e sa muaj gjendet i mbyllur në ndërtesën e komunës.
I pyetur se a do ta bënte një gjë të tillë, Bahtiri tha se kur është në të mirë të qytetarëve ndoshta edhe ai e kishte bërë por që siç tha nuk e di se çfarë të thotë pa e përjetuar atë situatë.
“Nuk e di sesa i jep shërbim qytetarëve sepse kryetari zgjedhet për me i shërby qytetarëve dhe nuk e di sa mundet ai me i shërby qytetarëve padallim etnie”, tha Bahtiri.
Sipas tij kjo gjendje duhet të ndryshohet dhe ajo pjesë duhet të qeveriset sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. /Gazeta10/