
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, sot iu kushtua vëmendje futbollit.
Sondazhi i hapur ishte se “a duhet ta kenë një përfaqësuese në futboll Kosova dhe Shqipëria”. Qytetarët që telefonuan në emision live votuan të gjithë Jo për një përfaqësuese në futboll.
Kurse në sondazhin e hapur online në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube 51% votuan pro përfaqësueses dhe 49% të tjerë opsionin jo.
