
Profesori Valon Murtezaj duke komentuar deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave është e kryer por deklarata e sotme e Macronit mund të kuptohet që Franca i ka kryer obligimet dhe se në raste të jashtëzakonshme mund të ndodhë edhe pezullimi.
Ai tutje në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku përmendi tri kërkesat që i bëri presidenti francez duke përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Sipas tij ne duhet të presim dhe ta pyesim prap dhe institucionet tona të bisedojnë me autoritetet franceze. /Gazeta10/