Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“A e ki dhuratë fanellën dhuratë prej Agim Ademit kur keni qenë shokë të ngushtë?”- Munishi ngacmon Hodajn

Gazeta10
13 June 2026 - 23:32

Deklaratat rreth fanellës së përdorur kanë nxitur reagime, pasi trajneri Ismet Munishi ngriti pyetjen nëse ajo ishte dhuratë nga Agim Ademi.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar Taulant Hodaj, i cili ka dhënë sqarimin e tij.

Hodaj theksoi se ndresat i posedojnë të gjithë personat që janë pjesë e stafit, ndërsa shtoi se ato mund të blihen, por jo online.

“Ndresat i kanë secili person që është staf aty, por edhe mund të blehen, por jo online. Kjo është sepse Kosova ka shumë nevojë të promovohet. Një pjesëmarrje e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte e jashtëzakonshme, dhe shteti ynë duhet të promovohet qoftë me flamur, me maicë apo në ndonjë mënyrë tjetër”, deklaroi Hodaj.

Ai la të kuptohet se promovimi i Kosovës mbetet një nga qëllimet kryesore në aktivitete të tilla ndërkombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.