
Kandidati për deputet në listën e Vetëvendosjes nga partia Guxo, Nezir Kraki ka folur për rikthimin e administratës Trump, raportet me emisarin Richard Grenell në raport me Qeverinë e Kosovës.
Kraki ka theksuar se do të bashkëpunojnë me këdo që emërohet emisar për dialog Kosovë-Serbi.
I pyetur se a mund të punojë Kurti me Grenellin, Kraki ka thënë se një bashkëpunim i tillë mund të ndodhë.
“Jo. Rikthimi i Trumpit është fakt dhe ne si Kosovë aleatë më të fuqishëm nuk kemi. Kushdo qoftë që na vjen si emisar do të bashkojmë intensivisht me të”, ka thënë Kraki. /Gazeta10/