Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“A je bre në veti?”, Matoshi dhe Shala përplasen për veriun: Kjo është rrenë e VV-së!

Gazeta10
29 January 2025 - 20:42

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes analistëve politikë Halil Matoshit dhe Krenar Shalës lidhur me veriun.

Matoshi ka thënë se për veriun shpeshherë bëhen “filma” nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa ka shtuar se faktori ndërkombëtar asnjëherë nuk ka deklaruar që nuk mund të shtrihet sovraniteti në veri.

“Unë po e pranoj operacionin policor kundër krimit, por kurrë faktori ndërkombëtar s’ka thanë që s’ki drejt me shtri sovranitetin”, ka thënë Matoshi.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Shala.

“Jo qashtu është”, ka thënë ai.

“Kjo është rrenë e Vetëvendosjes. Kurrë njeri gjallë s’ka thanë”, ka thënë Matoshi.

“Po ama i kanë vënë sanksionet”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.