Gazeta10

A mund të këtë një Dejton të ri nëse dështon dialogu? – Përgjigjet ambasadori amerikan  

Gjatë intervistës ekskluzive në Kanal10, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur edhe për kritikat e kryeministrit Kurti ndaj ndërmjetësit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë te ai dhe ai gëzon mbështetjen e plotë të tyre.

I pyetur se a ka mundësi për organizimin e një konference ndërkombëtare, të ngjashme si Dejtoni, që do të mund të hapte ide të reja e të vjetra, si shkëmbimi i territorit apo ndryshimi i kufijve nëse dështon dialogu, ambasadori amerikan ka thënë se çështja e shkëmbimeve të tokave dhe ndryshimeve të mundshme të kufijve do të funksiononte vetëm nëse do të kishte mbështetje popullore nga të dyja palët për të.

“Nuk besoj se është kështu. Sa e kuptoj unë, nuk besoj se ka mbështetje nga të dy popujt për një gjë të tillë. Kemi një marrëveshje shumë të mirë mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse lexoni Marrëveshjen bazë të Ohrit dhe aneksin e zbatimit, ka shumë zotime shumë të mira”, ka thënë Hovenier, raporton Gazeta10.

Ai tutje permendi pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara, por edhe pikëpamjet e kancelarit Schultz, presidentit Macron dhe kryeministres Meloni dhe miqve të tjerë të Kosovës që e inkurajojnë këtë qeveri që të shfrytëzojë këtë moment dhe këtë mundësi të përfaqësuar nga angazhimi i tyre për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre.

I pyetur se a sheh gatishmëri nga kryeministri Kurti për të ecur drejt zbatimit të marrëveshjes dhe ndoshta të Asociacionit, Ambasadori Hovenier vuri në pah se Kurti ishte i gatshëm në Bruksel që të pajtohet me draft-statutin sipas disa kushteve të caktuara. E shoh këtë si shenjë pozitive. /Gazeta10/

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë