
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar zhvillimet që mund të ndodhin me administratën Trump dhe ndikimin që mund ta kenë ato në Ballkan.
Kajtazi ka përjashtuar mundësinë e një rreziku të luftës në Kosovë.
Derisa analisti Nexhmedin Spahiu tha se mund të tërhiqet KFOR-i amerikan, Kajtazi mohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Jo, është vështirë të arrihet deri të një ndërhyrje ushtarake serbe në Kosovë përderisa edhe në qoftë se tërhiqet Bondsteeli, evropianët kanë mekanizma të mjaftueshëm për ta penguar një gjë të tillë”, ka thënë Kajtazi.
Por në të kundërten, Kajtazi theksoi se edhe në rast të rrezikut për luftë nuk do të mungojë asesi reagimi nga evropianët.
“Ata të parët të cilët do të jenë janë britanikët dhe pastaj gjermanët”, ka thënë ai. /Gazeta10/