
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku nuk pret që të ketë përshkallëzim të situatës të mërkurën, kur edhe pritet të mbahet manifestimi i festës fetare të serbëve, Vidovdani në Graçanicë.
Sadiku në Prime Time këtë e bazon në protestatë e sotme të serbëve lokalë në Graçanicë e Mitrovicë të Veriut duke kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar, transmeton Gazeta10.
“Jo, nuk presim. Por, edhe pse ndoshta është pritur simbolikisht të mbahet në Gazimestan aty ku është mbajtur edhe Beteja e Kosovës. Shpresoj që me këtë s’do të ketë përshkallëzim. Është arritur me deklaratat që i dhanë në Graçanicë e Mitrovicën veriut. Shumë gjëra janë të lidhuara me Mitrovicën e veriut, e cila është qender urbane, dhe qender e selisë së Listës Serbe.”, deklaroi Sadiku në Prime Time./Gazeta10