Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A po e ndal Qeveria lirinë e mediave? – Bulliqi i kërkon Matoshit tu jep mësim gazetarëve

Gazeta10
15 June 2023 - 22:44

Tentativa për largimin e licencës së biznesit, televizionit, Klan Kosova, që u përcoll me reagime të shumta si përpjekje për ndaljen e fjalës së lirë, sot ka ndezur një debat të zjarrtë mes panelistëve në Politiko, raporton Gazeta10.

Gazetari me një përvojë shumë vjeçare, Halil Matoshi e ka cilësuar këtë veprim të Qeverisë si diçka të tmerrshme, duke përmendur edhe një rast se si kryeministri sot iu drejtua një gazetareje.

Madje, ai tha se po bëhet një fushatë e tmerrshme kundër zërit të lirisë, gazetarëve, aq sa ata po akuzohen se janë me Vuçiqin.

‘’Kjo dëshmon çka po ndodh në këtë vend. Prandaj nuk është rast i izolum, kjo është fushatë e tmerrshme. Hini e kqyrni në portal çka thonë për neve populli i Kosovës, populli i lashtë iliro-pellazgo. Thonë se qysh na krejt jemi me Vuçiqin e këta me kanë janë, me Korenë e Veriut?’’, tha Matoshi.

Tutje, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi që është pjesë e VV-së, duke thënë se Qeveria nuk e bëri këtë veprim ndaj mediumit Klan Kosova me qëllim politik, kishte kritika edhe për gazetarët e kërkonte leksione për ta.

‘’Ti si mësimdhënës duhet me i mësu më mirë, kur duhet bë pyetja kur s’duhet. Çfarë legjitime pyetja a e kanë rreh a jo? Kom mujt me i thanë që ja ka dhanë një shuplakë e dy.’’, iu drejtua Bulliqi Matoshit.

Por, një përplasje edhe më e ashpër ndodhi mes të komentatorëve, Krenar Shala dhe Adrian Çollaku, pasi që Shala deklaroi se të gjitha mediat në Kosovë janë antiqeveritare, për të cilën u mbështet nga Bulliqi.

Gazetari, Çollaku e kundërshtoi ashpër duke i thënë se ‘’ku je duke fol ti, ku po e bën propagandën tane?’’.

Për të parë debatin e plotë shikojeni videon e më poshtme./Gazeta10



Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.