Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A po përjashtohet Kurti nga dialogu me Serbinë? – Macron do takim mes Osmanit dhe Vuçiqit

Gazeta10
31 May 2023 - 15:20

Në forumin për siguri që po mbahet në Bratisllavë, presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka fajësuar autoritetet kosovare për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës.

Ai tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Në fjalën e tij para gazetarëve presidenti Macron paralajmëroj një takim mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi, për ditën e enjte.

Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët, Vjosa Osmanin e Kosovës me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Kreu i shtetit francez tha se shpreson të shohë presidentët e Kosovës dhe Serbisë “së bashku” të enjten, në margjinat e bisedimeve në kryeqytetin moldav, Kishinau” ka njoftuar AFP.

Një kërkesë të tillë për takime mes Kosovës dhe Serbisë e kanë përseritur edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë kritikuar Kurtin për atë që po ndodhë në veri.

Caktimi i takimit mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi mund të shihet si një tendencë që përmes presidentes Osmani të arrihet një marrëveshje për situatën në veri dhe kjo pasiqë Kurti nga ndërkombëtarët cilësohet si një person i vështirë për të negociuar, raporton Gazeta10.

Për veprimet e fundit të Kosovës në veri, shteti ynë është përjashtuar nga ushtrimet ushtarake, flitet edhe për mundësinë e shtyerjes së lberalizimit të vizave e ndoshta pjesë e sanksioneve mund të jetë edhe përjashtimi i Kurtit nga dialogu me Serbinë por kjo mbetet të shihet. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.