Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK-ja nuk i shkon presidentes në takimin e ftuar për zgjedhjet në Veri

Gazeta10
10 December 2022 - 14:43

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Këtë e bëri të ditur drejtori për informim i AAK-së, Lulzim Blaka.

“Qëndrimi i AAK-së për zgjedhjet në veri është që ato të shtyhen sepse kemi vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për mbajtjen e tyre. Këtë qëndrim e kemi bërë publik tash e sa ditë. Duke pasur parasysh këtë qëndrim, nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen e AAK-së në takim me Presidenten”, ka thënë Blaka./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.