
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka sqaruar arsyet se pse partia e tij e ka zgjedhur nisjen e fushatës zgjedhore në Prekaz.
Tahiri ka theksuar se një pjesë e listës së AAK-së jo vetëm që kanë dhanë për luftën, por lidhjen shpirtërore e kanë me Prekazin.
“Ishte ditë e bardhë dhe besoj edhe rezultati do të jetë më i bardhë dhe më i mirë për Aleancën. Prekazin jo për simbolikë, mirëpo për vendin, varret, sakrificën që e bashkon secilin shqiptar që frymon shqip”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka bërë të ditur se të dielen do të hapet zyrtarisht fushata e AAK-së në kryeqytet.
“Ne e hapim fushatën tonë me tubimin nesër në sallën 1 Tetori, ku do të çojmë edhe mesazhet tona politike”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/