Politiko

“AAK-së s’ka kush i merr votë”, Matoshi për Daut Haradinaj: Ka retorikë dhe gjuhë politike

Gazeta10
18 Janar 2025 - 22:07

Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka thënë se kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka një retorikë dhe gjuhë politike.

Matoshi ka theksuar se Haradinaj edhe sa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës i ka tejkaluar dallimet, duke thënë se ka bashkëpunuar edhe me partitë e tjera.

“Dauti sa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës ka bashkëpunu shumë mirë edhe me grupe parlamentare të partive të tjera. Dauti ka retorikë dhe ka gjuhë politike”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka thënë se AAK e ka një program të mirë që ngërthen në vetvete anëtarësimin në NATO dhe resurset energjetike.

Për më tepër, Matoshi ka theksuar se AAK-së nuk mund t’i marrë askush votat, ngaqë siç tha ai, kjo parti e ka ruajtur votuesin e saj tradicional.

“Aleanca me Nismën e z.Limaj dhe grupacionet e tjera, besoj që e tejkalon vetveten. AAK e ka ruajtë votuesin e vet tradicional. Haradinaj i ka dy realitete të mundshme në programin e tij që janë NATO dhe resurset energjetike”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.