Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazi: Vendimet për Asociacionin e Manastirin diheshin – Erdhëm në pushtet për të mos i zbatuar!

Gazeta10
13 March 2024 - 21:15

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka qenë i ashpër me Qeverinë Kurti pas vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, Albin Kurti ka ardhë  në pushtet me zotimin se nuk di t’i zbatojë vendimet për Asociacionin dhe Manastirin e Deçanit.

“Këto kanë qenë vendim të ditura, edhe vendimi për Kishën edhe për Asociacionin edhe vendimet e tjera që janë marrë nga qeveritë e kaluara. Ne kemi ardhë me premtimin që nuk do t’i zbatojmë. Ka qenë premtimi fondamental qe ne do ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do të lejojmë që të tjetër të vijë dhe të na krijojnë sovranitet as në Kishën në Deçan e as në vendet tjetra”, ka thënë në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 Haki Abazi.

Sipas tij, me këtë vendim hapet një precedent i ri që hap derën për kërkim të pronave të Kishës dhe serbëve në gjithë territorin e Kosovës.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.