Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas mbledhjes së Kryesisë, Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt mbi bazën e fakteve dhe provave

Gazeta10
21 September 2026 - 17:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka folur për pritjet e tij lidhur me procedurat e mëtejshme në rastin për të cilin është dhënë vendimi në shkallën e parë.

Hamza ka thënë se shpreson që të mos ketë nevojë për rigjykim dhe se Gjykata e Apelit të marrë vendim mbi bazën e fakteve, provave dhe drejtësisë.

“Ne po presim që mos me pasë nevojë me u kthy në rigjykim fare. Apeli me vendosë drejt për rastin mbi bazën e fakteve, provave dhe mbi bazën e drejtësisë. Ne po kërkojmë drejtësi. Edhe po duam të besojmë që Apeli ka me trajtuar mirë, me trajtu korrekt këtë rast, me pasë gjyqtarë me integritet, profesional, që do merren me vendimin mbi bazën e provave dhe fakteve”, tha Hamza para gazetarëve.

I pyetur për mundësinë e tërheqjes së lëndës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit pa nënkryetarin e kësaj partie, Hamza tha se bëhet fjalë për situata hipotetike.

“Janë situata hipotetike të cilat mundemi me i pritë ditëve në vijim. Jo, po situatë hipotetike. Nuk tërhiqet ajo veç ashtu pa pa pasë nevojë, pa pasë arsye”, tha ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.