
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim një delegacion të lartë shtetëror dhe diplomatik nga Franca. Gjini poashtu ka njoftuar se i ka uruar mirëseardhje në misionin e tij ambasadorit të sapoemruar francez në Kosovë.
“Në këtë bashkëbisedim ritheksova qëndrimin tonë, përballë sfidave të kohës dhe proceseve historike nëpër të cilat po kalon populli ynë, bashkëpunimi dhe koordinimi me aleatët tanë strategjikë është i domosdoshëm”, shkruan Gjini.