Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazoviq në “Ballkani i Hapur”: Kemi provuar luftra e katastrofa humanitare, është koha për bashkëpunim

Gazeta10
02 September 2022 - 11:35

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fjalimin e tij gjatë samitit “Ballkani i Hapur”, ka thënë se kjo nismë është e mbështetur plotësisht ky shtet pasi Ballkani ka nevojë për një politikë të re progresive, pasi në të kaluarën janë zhvilluar lufta e katastrofa humanitare dhe nuk kanë sjell qetësi në rajon, raporton Gazeta10.

“..është kënaqësi të shohësh njerëz që diskutojnë tema me interesë për të gjithë qytetarët e rajonit, Mali i Zi e mbështet këtë. Më vie mirë të shohë sot me në përfaqësues të vendeve të BE-së dhe përfaqësues të vendeve të NATO-së, më vjen mirë të shoh ministra dhe më vjen mirë të shoh njerëz nga komuniteti i biznesit. Ballkanit Perëndimor përmes kësaj nismeje ka nevoj për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithcka rreth historisë sonë, kemi provuar luftra, kemi provuar katastrofat humanitare kemi provuar zënkat konfliket dhe akuzat, e vetmja gjë që nuk kemi provuar është të bashkëpunojmë.”, tha Abazoviq në samit.

Ai ka shtuar se se një fleksibilitet më i madh i kufinjëve nuk nënkupton ndryshimin e kufinjëve por një mundësi më të madhe për pajtimin për biznes. “Ka ardhur tani më koha të zgjedhim paqen dhe progresin, ka ardhur koha të kuptojmë se një fleksibilitet më i madh I kufinjëve nuk nënkupton ndryshimin e kufinjëve por një mundësi më të madhë për pajtimin për biznes dhe përparim për bashkimpër lëvisshmëri dhe për gjithcka që duhet të jetë një fakt një rrjetdh e frymës europiane në këtë rajon.”, tha ndër të tjera Abazoviq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.