
Pas rrëzimit nga posti i kryeministrit, Dritan Abazoviq ka thënë se nëse jo qeveria e 44 ajo e 45 do të jetë më e mirë për qytetarët e Malit të Zi.
Ai ka thënë se bashkë me qytetarët e Malit të Zi, do të mundin “strukturat kriminale të DPS-së së Milo Gjukanoviqit”.
Ai tha se partia e tij URA nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, kushdo që ta formojë.
Ai ka falënderuar deputetët që votuan kundër marrjes së mandatit, posaçërisht deputetin shqiptar, Genci Nimanbegu.
Konferenca e plotë e Abazoviqit.