
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se në këto zgjedhje parlamentare që po mbahen sot situata është në rregull.
Pasi ka votuar, ai para mediave ka thënë se është i bindur që do të punohet më shumë në të mirë të Malit të Zi.
“Ju falënderoj që keni ardhur dhe që i përcillni zgjedhjet, atmosfera është e relaksuar. Është shumë kënaqësi të konstatoj nga pozita e kryeministrit se është gjendja shumë më mirë se që ka qenë më herët, nuk ka tensione, partitë politike shumicën e debateve i kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Malit të Zi”, tha ai, raporton Klan Kosova.
Ai ka thënë se në Kuvendin e Malit të Zi do të ketë shumë deputetë të rinj.
“Në këtë frymë shpresoj që do të mbarohen zgjedhjet, pastaj sigurisht që do të ketë bisedime pasi në Parlamentin e Malit të Zi kemi pasë shumë fytyra të reja dhe jam i bindur që do të vijmë në një zgjidhje shumë të mirë”.