
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se sot e pati një takim lamtumirës me shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport.
Abbott është shprehur ndaj Davenport falënderues për punën e tij në Kosovë, raporton Gazeta10.
“E falënderova Michael për rolin pozitiv dhe jetik që ai dhe ekipi i tij luajnë në Kosovë”, ka shkruar Abbott në platformën X./Gazeta10