Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me forcë, Abbott vizitoi një qytetar në Suharekë

Gazeta10
30 August 2022 - 10:31

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott, sot ka vizituar një familje në Suhareke në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me forcë, raporton Gazeta10.

Bekim Gashi është qytetari që është vizituar nga ambasadori britanik. Gashi ka humbur nënën dhe katër motrat.

Abbott ka thënë se Gashi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi.

Në fund, Abbott u ka bërë thirrje palëve që të punojnë lidhur me këtë temë.

“Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukurve me forcë, vizitova Bekim Gashin në Suharekë. Në masakrën e Tërnjës në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat, si dhe familjarët dhe miqtë tjerë të cilët ende janë të zhdukur. Bekimi dhe të tjerë si ai meritojnë drejtësi por më e rëndësishmja meritojnë që më të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen dinjitetshëm.

U bëj thirrje sërish të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar mbylljen e temës që lidhen me viktimat dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Abott në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.