
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka kujtuar sakrificën e brezave për ruajtjen e flamurit kombëtar dhe luftën për liri.
“Pavarësinë e shpallën në Vlorë. Festën e kemi në secilën shtëpi shqiptare. Më 28 Nëntor 1912, flamuri i një kombi u bë flamuri i një shteti. Në Kosovë, breza të tërë e ruajtën këtë flamur edhe kur u ndalohej ta ëndërronin. E ruajtën në shtëpitë e tyre, e morën me vete në mërgim, për të vuajtën burg e nën të luftuan për liri. Sot valëvitet i lirë, krah flamurit të Republikës sonë”, ka shkruar Abdixhiku.