Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku deklarohet për kalimin e Kicës në LDK

Gazeta10
07 September 2022 - 18:04

Lumir Abdixhiku – Lider i LDK-së, ka thënë se sa i përket kalimit të deputetes Doarsa Kica Xhelili në Grupin Parlamentar të LDK-së, do të bëhet e ditur me kohë nga vet partia.

Këtë deklaratë, ai e ka dhënë për medie pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, transmeton Gazeta10.

Teksa tha se e vlerëson integritetitn dhe profesionizmin e deputetes Kica Xhelili.

“Kam thënë edhe më parë që deputetja Doarsa Kica Xhelili është një nga deputetet profesioniste që Kuvendi ka, ajo ka treguar integritet dhe ne kemi thënë se jemi të hapur për profesionistët më të mirë që ka Kosova.Për çdo informacion, në këtë çështje dhe të tjera do të merrni vesh nga LDK në kohën e duhur”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.