Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku e Osmani në Natën e Bajramit vizitë familjes Llapashtica – kryefamiljari aktivist i LDK’së, djemtë ndërmarrës në Gjermani

Gazeta10
26 May 2026 - 23:28

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, në Natën e Bajramit, kanë vizituar familjen Llapashtica.

Në postimin njoftues, Abdixhiku shkruan se “Kryefamiljari, Rizah Llapashtica, është ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën V dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; një njeri që ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira, me besim, përkushtim e sakrificë”.

“Si shumë familje shqiptare, edhe familja Llapashtica e ka kthyer mundin në sukses. Djemtë e tij, nga Hamburgu, kanë ndërtuar biznese të suksesshme që sot punësojnë mbi 300 punëtorë. Një histori pune, përkushtimi e dinjiteti, që na kujton se shqiptarët tanë, kudo që janë, dinë të ndërtojnë, të krijojnë e të ecin përpara”, shkruan tutje Abdixhiku.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për bisedën plot zemër dhe për besimin që vazhdoni ta mbani gjallë ndër vite”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.