
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, ka shkruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Gazeta10.
Ky reagim i Abdixhikut vjen pas deklaratave të fundit, të ish-kreut të kësaj partie Isa Mustafa dhe ish-ministrit të Jashtëm nga kjo parti, Skender Hyseni.
Mustafa vetëm një ditë më parë tha se Abdixhiku nuk ndihet krenar për të kaluarën e LDK-së.
Derisa Hyseni e ka akuzuar Abdixxhikun se e ka kthyer partinë “në nivel të AAK-së”. /Gazeta10